NATO: Takim dy-ditor i ministrave të mbrojtjes, në fokus kriza ruso-ukrainase

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s takohen sot dhe nesër në Bruksel, ku në bazë të rrethanave temë kryesore duhet të jetë kriza në marrëdhëniet me Rusinë, pas vendosjes së 130 mijë trupave ruse në kufirin me Ukrainën, transmeton Portalb.mk.

Pritet që ministrat e mbrojtjes të 30 vendeve anëtare të nisin një plan për të formuar katër grupe luftarake shumëkombëshe në Evropën Juglindore në përgjigje të përforcimeve ushtarake ruse në Ukrainë, thanë tre diplomatë për Reuters. Kjo lëvizje do të jetë ndryshimi më i madh në pozicionin e NATO-s që kur vendosi grupet e saj të betejës në Estoni, Lituani, Letoni dhe Poloni – mbështetur nga tanke, mbrojtje ajrore dhe njësi të inteligjencës dhe mbikëqyrjes – në përgjigje të aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

Në takim, ku do të marrë pjesë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të marrë pjesë edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin. Ai do të vizitojë trupat amerikane në Poloni pasi Uashingtoni mbetet i fokusuar në rrezikun e një pushtimi të madh rus të Ukrainës.

Austin do të udhëtojë gjithashtu në Lituani, e cila ka dërguar sisteme raketore anti-ajrore Stinger dhe municione në Ukrainë. Vizita e Austinit vjen pasi Rusia njoftoi se disa nga njësitë e saj ushtarake po ktheheshin në bazat e tyre pas stërvitjeve pranë Ukrainës. Nuk është e qartë se sa njësi po tërhiqen dhe në çfarë distance.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button