Marrëveshja e Prespës shkaktar për akuza të ashpra ndërmjet kryeministrit dhe opozitës greke

Marrëveshja e Prespës u gjet në mesin e temave për të cilat kryeministri grek Kirjakos Micotakis dhe lideri i SYRIYA-s, Aleksis Cipras bënë kritika dhe akuza të ashpra gjatë debatit në Parlament për ligjin për furnizim të aeroplanëve ushtarakë Rafall dhe fregati Belara nga Franca, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Cipras e porositi Micotakisin se tjetër ka folur para zgjedhjeve, ndërsa tjetër tani kur është në pushtet, përderisa kryeministri grek përkujtoi se qëndrimi i tij ishte dhe mbetet i njëjtë se nëse marrëveshja ratifikohet nuk mund të ndryshohet.

Lideri i SYRIZA-s theksoi se “pozicion përgjegjës në çështjet e politikës së jashtme është që të ndërmerret çmimi politik edhe si Qeveri edhe si opozitë për ato punë për të cilat beson se janë të duhura për interesin politik”, duke i thënë Micotakisit se ata si opozitë ishin bashkë me një pjesë të atyre të cilët janë nacionalistë dhe të orientuar radikalisht dhe thoshin se “Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut është tradhtare”.

“Dhe menjëherë pastaj, të gjithë këta njerëz të cilët i fanatizonit që të dalin dhe të protestojnë kundër, siç thoshit atëherë, Qeverisë antinacionale, i hodhët poshtë, i tradhtuat, i dëshpëruat. Dolët dhe thatë se do ta respektoni këtë marrëveshje. Dolët dhe thatë se do të bëni gjithçka që mundeni që vendi fqinj të integrohet në Bashkimin Evropian, dhe kjo sipas meje është e duhur, por nga këtu thoshit se do të vendosni veto. Por, të tillë jeni. Tjetër gjë thoni para zgjedhjeve, tjetër gjë bëni pas zgjedhjeve, e madje për çështjet nacionale kyçe”, tha Cipras.

Kryeministri grek, duke iu përgjigjur Ciprasit, theksoi se edhe në pyetjen konkrete janë plotësisht dinjitoz në atë që e kanë thënë para zgjedhjeve dhe e përkujtoi se pikërisht nga Parlamenti, ka theksuar se një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar nuk mund të ndryshohet.

“Dua edhe një herë të Ju kujtoj, se prej këtu, nga Parlamenti, duke e shprehur mospajtimin e tim të fuqishëm për aspekte të Marrëveshjes së Prespës, duke votuar kundër Marrëveshjes, deklarova qartë dhe pa rezervime, duke informuar plotësisht popullin grek në rast se qytetarët grekë të na japin besim, nuk do të jemi në pozicion që ta ndryshojmë Marrëveshjen, sepse përfaqëson marrëveshje të ratifikuar ndërkombëtare të shtetit grek. Kjo është ajo që e thashë nga kjo foltore”, theksoi Micotakis.

Lideri i SYRIZA-s tha se për ata si parti progresive, “politika e jashtme e Greqisë reflektohet në Marrëveshjen e Prespës”, ndërsa për Qeverinë e MIcotakis, sipas Ciprasit “politika e jashtme e Greqisë refletohet në heqjen dorë në kohë të caktuar në bazën në Aleksandropuli të amerikanëve”.

Kryeministri grek e pyeti Ciprasin nëse gjatë kohës që ishin në pushtet “kurora, diamanti i kurorës së politikës së jashtme të SYRIZA-s është Marrëveshja e Prespës” dhe nëse ishte “suksesi i tyre i madh kombëtar për të cilin ata janë aq krenarë” dhe më tej iu referua asaj që Demokracia e Re e ka bërë në politikën e jashtme muajt e fundit kur ishte në pushtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button