Vetoja e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut nuk ka lidhje me Shqipërinë, sqaroi ambasadori bullgar në Tiranë

Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, Momçill Raiçevski, ka paralajmëruar që në konferencën e parë ndërqeveritare për zgjerimin e Bashkimi Evropian, Bullgaria do të mbështetë Shqipërinë, transmeton Portalb.mk.

“Pozita e Bullgarisë sa i përket pozitës së Shqipërisë është shumë e qartë. Për ne, Shqipëria ka krijuar atë që është e nevojshme”, deklaroi Raiçevski.

Ai paralajmëroi që në konferencën e parë do të mbështetë Shqipërinë në rrugën eurointegruese.

“vetëm gjatë muajve të fundit kemi pasur biseda të reciproke. Kemi mirëkuptimin edhe të partnerëve tanë në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për një proces që ka për synim që të realizohen rezultate të qëndrueshme”, deklaroi Ambasadori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button