Një duet nga Nora dhe Albatriti

Padyshim që kjo është një sezonë e këngëtarëve, pasi vijnë këngë pa fund prej tyre. Gjithsecili nga ta mundohet që të punojë dhe ta shfrytëzojë këtë kohë për të sjellë projekte të reja për publikun.

Një nga karakteristikat e kësaj vere duket se janë bashkëpunimet e shumta. Së fundmi është paralajmëruar edhe një i tillë nga dy këngëtar shumë të pëlqyer, Nora Istrefi dhe Albatrit Muqiqi.

Ky nuk është bashkëpunimi i vetëm i Norës, ajo gjithashtu solli një këngë ne dut me Genën ‘Më mungon’. Audio e këngës është lansuar para dy ditësh. Derisa në anën tjetër edhe Albatriti sapo ka lansuar projektin më të ri të titulluar ‘Edhe pak’.

Ndonëse nuk janë dhënë detaje të tjera për këngën e re, Nora dhe Albatriti kanë thënë vetëm se do të jetë një bashkëpunim interesant, duke besuar se publiku do ta pret mirë dhe do ta pëlqej shumë.

Lajme të ngjashme

Back to top button