Maqedonia e Veriut pranoi 7,9 milionë dollarë për të trajtuar ndotjen e ajrit dhe ndryshimet klimatike

Nga mjetet e Fondit Global të Kombeve të Bashkuara për Qëllimet për Zhvillim të Qëndrueshëm (QZHQ) nëpërmjet Kombeve të Bashkuara, vendi pranoi 7,9 milionë dollarë për të krijuar instrument të ri financiar për financim më të lirë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, individët dhe familjet për të investuar në burime të rinovueshme të energjisë, zgjidhje për efikasitet energjetik, informojnë nga Qeveria e RMV-së, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Maqedonia e Veriut është një nga vendet, të cilat së bashku me programet nga Kenia, Madagaskari, Surinami dhe Zimbabve, është përzgjedhur në mesin e 10 programeve më të mira nga mbi 100 vende të botës që kanë aplikuar.

Me fondet e siguruara nis ngritja e programit me një vlerë totale prej 46,5 milionë dollarësh, duke përfshirë edhe bashkëfinancimin e pritshëm nga disa partnerë, që është në fazën e miratimit përfundimtar.

Për t’i ndihmuar vendit në luftën kundër ndotjes së ajrit dhe ndryshimeve klimatike, përveç tre Organizatave të Kombeve të Bashkuara (OKB) – Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim – UNDP, Organizata Ndërkombëtare për Migrim – IOM, dhe Komisioni Ekonomik i OKB-së për Evropën) dhe Qeveria e Maqedonisë, në program do të përfshihet edhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), si dhe shumica e bankave private në vend.

Investimet e planifikuara do të kontribuojnë drejtpërdrejt në uljen e gazeve serrë, ndotjen e ajrit dhe forcimin e ekosistemeve lokale për fondet e gjelbra për burimet e rinovueshme të energjisë dhe efikasitetin energjetik në vend.

Instrumenti për financim të gjelbër do të sigurojë qasje të zmadhuar në fonde për investime në burime të rinovueshme të energjisë dhe efikasitet energjetik të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe familjet. Më konkretisht, me fillimin e këtij instrumenti, pritet të arrihet kursimi i energjisë elektrike prej 70.068 megavat-orë në vit, duke shmangur emetimin e 80.510 tonelata dyoksid karboni në atmosferë, si dhe sigurimin e 10,7 megavate në një kapacitet të ri prodhues me burime të rinovueshme të energjisë.

Fondi i Përbashkët për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm është fond i përbashkët prej shumë partnerësh i krijuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Fondi i mbështet shtetet anëtare të OKB-së duke reduktuar rreziqet për investime që çojnë në zgjidhje për financim të aktivitete të cilat do të përshpejtojnë përparimin drejt Objektivave për Zhvillimi të Qëndrueshëm. Qëllimi i këtij fondi është të ndajë një miliard dollarë grante vjetore për Agjendën 2030.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button