Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 14-të

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur seancën e 14-të nën udhëheqjen e kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ku u vendos që të fillojë sigurimi i burimeve alternative të gazit, transmeton Portalb.mk.

“U angazhua Sh.A. Elektranat e Maqedonisë së Veriut që të fillojë procesin për nënshkrimin e Marrëveshjes për realizimin e Memorandumit për mirëkuptim të nënshkruar ndërmjet Sh.A. EMV dhe Gastrejn, të lidhura me projektet Terminal për rrjedhjen e gazit në Aleksandropulos, Republika e Greqisë”, njoftojnë nga Qeveria.

Në lidhje me procesin eurointegrues, u përcaktuan edhe prioritetet gjatë udhëheqjes franceze të Bashkimit Evropian.

Programi për subvencione kapital në mjedise rurale u miratua në këtë seancë, përmes së cilës planifikohet mbështetje për projektet infrastrukturore gjatë vitit 2022, projekte që do të mundësojnë qasjen në sipërfaqet bujqësore.

Strategjia për përfshirjen e romëve 2022-2030 u shqyrtua dhe u miratua sot nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku planifikohet integrimi i bashkësisë së romëve së bashku me etnitë tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button