Minjon: Jemi të brengosur për marrëdhëniet e brishta në Maqedoni

Institucionet demokratike ende janë të brishta, bojkoti parlamentar, si dhe shfrytëzimi i procedurave urgjente për sjelljen e ligjeve të rëndësishme, janë brengosëse për opinionin ndërkombëtarë.

‘Kjo është shumë brengosëse sepse përdorimi i procedurave të përshpejtuara paradokohe shkaktuan përleshje madje edhe brenda vetë parlamentit’ tha kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Zhan Klod Minjon. 

Marrëveshja e marsit e arritur ndërmjet forcave politike mundësi normalizim të situatës, por është shumë e rëndësishme të vazhdohet debate konstruktiv në parlament kështu duke respektuar të drejtat e opozitës.

Sa i përket zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, Minjon me porosi se duhet të vazhdohet implementimi i saj deri në fund.

‘Duhet të vazhdohet edhe me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit që të sigurohet tërë pjesëmarrja në jetën publike të gjitha komuniteteve të cilët jetojnë në vendin tonë, veçanërisht komuniteteve etnike, që do të krijonte një mjedis të besimit dhe interaksion konstruktiv midis komuniteteve, që është gjithashtu e nevojshme që së bashku të shkojmë drejt qëllimit të cilin ata e zbatojnë: integrimin evropian”, tha Minjon.

Minjon gjatë ditës u takua edhe me Ministrin e mbrojtjes Musa Xhaferi, ndërsa pritet të realizoj takim edhe me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe zv.kryeministrin Fatmir Besimi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button