Gjykata e Velesit liroi nga akuza 23 vjeçaren që vrau partnerin e saj në vetëmbrojtje (VIDEO)

Gjykata në Veles në seancën e sotme e liroi nga akuza për vrasjen e parterit të saj,  23-vjeçaren Pavlinka Iloska nga Velesi, transmeton Portalb.mk.

Ajo akuzohej për “vrasje çasti” për rastin në të cilin derisa ishte dhunuar fizikisht dhe verbalisht nga partneri i saj, në vetëmbrojtje e kishte goditur atë me thikë, duke i shkaktuar vdekjen.

Paraprakisht, në mbrojtje të Iloskës u ngritën organizata joqeveritare dhe Komiteti i Helsinkit.

E pandehura më datë 29.09.2021, në shtëpinë e familjes ku banonte, pa fajin e saj, në gjendje nervozizmi të fortë si pasojë e dhunës në familje, ka privuar nga jeta në çast tashmë të ndjerin A. R. me të cilin jetonte në një lidhje jashtëmartesore.

I ndjeri ishte polic në SPB Veles, në dy raste ishte dënuar me kusht për dy vepra në Gjykatën Themelore Veles.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button