Ja se çfarë e bën Maqedoninë më të rrezikshme se vitin e kaluar

Maqedonia për një vit ka rënë 11 vende më poshtë sa i përket situatës paqësore në shtet. Këtë e tregojnë të dhënat e studimit të ri ndërkombëtar “Indeksi Global i Paqes 2013”, ku janë monitoruar 162 shtete të botës sa i përket paqes. 

Maqedonia i takon vendeve me ‘paqe mesatare’ për dallim nga shtetet e Ballkanit dhe mban indeksin 79 për dallim nga viti i kaluar ku kishte numrin 68. Në raport potencohen marrëdhëniet e këqija me fqinjët, me Greqinë për shkak të pretendimeve territoriale të Maqedonisë dhe me Bullgarinë për shkak të përvetësmit të një pjese të historisë së saj.

Në raport përmendet dhe numri i vogël i turistëve në Maqedoni, si indikator për vend që nuk ka paqe të mirëfilltë. 

Gjithashtu, konfiltet ndër-etnike mes maqedonasve dhe shqiptarëve qasja e lehtë te armët ka ulur indeksin e paqes në vendin tonë.

Kosova ndërkaq në mesin e 162 shteteve të monitoruara gjendet në vendin e 72-të, prapa Shqipërisë(69) e Serbisë(62) si vend më paqësor. Mali i Zi radhitet në vendin e 73-të. 

Studimi  informon se rritja e numrit të vrasjeve dhe rritja e shpenzimeve ushtarake nga disa vende janë duke e bërë botën një vend më pak paqësor. Raporti i “Indeksit Global të Paqes 2013”, thekson se 110 vende u bënë më pak paqësore në vitin e kaluar, ndërsa 48 vende u bënë më paqësore.

Studimi përmend luftën civile siriane, dhe shpenzimet e rritura ushtarake në Iran, Irak, Afganistan dhe vende të tjera. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button