KSHZ shkarkoi Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Çair, situatë e tensionuar gjatë debatit (VIDEO)

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve seancën e sotme, ka vendosur që ta shkarkojë Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Çair si dhe 13 komisionet zgjedhore, pasi nga ana e tyre ishte konstatuar një rezultat ndryshe zgjedhor nga ai i shënuar në procesverbal.

Propozimin për shkarkimin e KKZ-së dhe të 13 KZ-ve e dha Bedredin Ibrahimi, anëtar i KSHZ-së, ndërkohë që nënkryetari i KSHZ-së, Subhi Jakupi ishte i mendimit se duhet të shkarkohet vetëm kryetari KKZ-së dhe të emërohet në procedurë urgjente një kryetar i ri.

Anëtarët e KSHZ-së u pajtuan se janë shënuar shkelje të procedurës, përkatësisht që KKZ-ja nuk kishte vepruar sipas ligjit dhe autoritetet e tjera duhet të përcaktojë me fajin e kujt kjo ka ndodhur. 

Lajme të ngjashme

Back to top button