Një video, disa të pavërteta: vaksinat kundër Kovid-19 nuk janë eksperimentale, kanë shpëtuar shumë jetë

Nuk është e vërtetë se teknologjia mRNA, e cila është përdorur për krijimin e disa vaksinave kundër Kovid-19 nuk është përdorur asnjëherë më herët dhe është eksperimentale. Të dhënat tregojnë që vaksinat kundër virusit korona kanë kaluar çdo hap të nevojshëm deri në autorizim dhe kanë shpëtuar shumë jetë. Autori i videos së publikuar në Xibri Fiqiri në Fejsbuk” duhet të publikojë vetëm deklaratat e personave kompetent kur bëhet fjalë për çështje që kanë të bëjnë me shëndetin, sidomos në kohë pandemie, shkruan Portalb.mk.

videon e publikuar në faqen Xibri Fiqiri në „Fejsbuk” thuhen disa të pavërteta dhe deklarata të cilat nuk përputhen me faktet shkencore relevante, gazetarët duhet të verifikojnë informcionet të cilat i publikojnë për shkak të efektit negativ që ata mund të kenë te masa.

“Dr. Joan-Ramon Laporte Roselló, një nga eminencat spanjolle në farmakovigjilencë, u shfaq më 7 shkurt në Kongresin Spanjoll:”Të ashtuquajturat vaksina mRNA nga Pfizer dhe Moderna nuk janë vaksina të vërteta. Ato janë ilaçe të bazuara në një teknologji që nuk është përdorur kurrë në terapi deri më tani. Ky vaksinim masiv është një eksperiment global pa precedent në historinë e njerëzimit.” Thuhet në videon që e recensojmë.

Kjo nuk është e vërtetë, teknologjia mRNA është përdorur edhe më herët ndërkaq vaksinat nuk janë eksperimentale

Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë deklaruar se për shkak të nevojës urgjente të vaksinave kundër Kovid-19, ata kanë lejuar që disa nga hapat për zhvillimin e vaksinës të realizohen njëkohësisht, por në asnjë moment nuk është tejkaluar asnjë fazë e nevojshme për sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës. OBSh-ja gjithashtu kishte deklaruar se vaksinat janë prodhuar më shpejt se zakonisht për shkak të investimit të paprecedent financiar nga ana e të gjitha palëve.

Ndërkaq, edhe pse vaksina e Pfizer-BiNTech dhe Moderna janë ndër të parat vaksina të autorizuara dhe të aprovuara nga ana e ShBA-ve me këtë teknologji, teknologjia mRNA nuk është “e re” siç thuhet në këtë shkrim.

Hulumtuesit kanë studijuar vaksinat mRNA tash disa dekada, veçanërisht për shkak se ata mund të zhvillohen në një mjedis laboratorik me materiale të cilat lehtësisht mund të jenë të dispoueshme. Për këtë, sipas Qendrës për Kontroll dhe Parandalim të sëmundjeve në ShBA, në momentin që erdhën informatat e para për SARS-CoV-2, virusi i cili e shkakton Kovid-19, hulumtuesit filluan të zbulojnë vaksinat.

Sipas CDC, vaksinat e Messenger RNA (mRNA) “i mësojnë qelizave tona se si të bëjnë një proteinë që do të shkaktojë një përgjigje imune brenda trupit tonë”. Këto vaksina nuk përdorin virusin e gjallë dhe nuk ndikojnë apo ndërveprojnë me ADN-në tonë. Këto vaksina mësojnë qelizat tona të prodhojnë një “proteinë spike”. Pasi bëhet kjo, sistemi ynë imunitar njeh proteinën dhe e zbërthen atë, ngjashëm me atë që ndodh nëse infektoheni me virusin aktual Kovid-19. CDC-ja thotë se qelizat tona shpërbëjnë mARN-në dhe e largojnë atë brenda pak ditësh pas vaksinimit. Sa i përket proteinës spike që krijon, shkencëtarët vlerësojnë se ajo qëndron në trup deri në disa javë.

Sipas CDC, vaksinat mRNA për COVID-19 janë zhvilluar me të njëjtat standarde sigurie dhe efektiviteti si çdo vaksinë tjetër e prodhuar, ndërkaq sistemet e monitorimit të sigurisë në SHBA, po vazhdojnë të ndjekin çdo efekt që ka të bëje me vaksinat e Kovid-19, edhe atë ky është vlerësuar si monitorimi më strik dhe më intensiv që është bë ndonjëherë i vaksinave në historinë e ShBA-ve.

Dezinformata vijon, nuk është e vërtetë se vaksinat nuk ndihmojnë

“Ai tha gjithashtu se nuk ka asgjë që tregon se vaksinat ndihmojnë në shpëtimin e jetëve kundër Omicron. Është e qartë se ato nuk justifikohen për fëmijët dhe të rinjtë. Doza e tretë dhe e katërt nuk justifikohen” thuhet në videon që e recensojmë.

Studimet e thonë të kundërtën

Të paktën 470,000 persona në Bashkimin Evropian të moshës mbi 60 vjeçe janë shpëtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga vaksinat kundër Kovid-19 nga fillimi i procesit të imunizimit deri më nëntor të vitit 2021.

Studimi i fundit nga Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropën dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ose ECDC, thotë se ky studim nuk ka përfshirë jetët e shpëtuara nga vaksinimi i atyre më të rinj se 60 vjeç, as jetët e shpëtuara nga efekti indirekt i vaksinimit, për shkak të transmetimit të reduktuar të virusit.

Numrat janë llogaritur duke vlerësuar numrin e vdekjeve që do të kishin ndodhur nëse nuk do të ishin vaksinat duke shfrytëzuar numërimin aktual të vdekjeve të raportuara javë për javë.

Shkencëtarët pas studimit vlerësuan se vaksinimi kundër COVID-19 shpëtoi 469,186 jetë në këtë grupmoshë në 33 vendet gjatë periudhës së studimit.

Më e rëndësishmja, të dhënat e këtij studimi tregojnë se vaksinimi ka ulur numrin e pritshëm të vdekjeve përafërsisht përgjysmë. Në 30 vende me të dhëna të disponueshme edhe për grupmoshat më të vogla, numri më i rëndësishëm i jetëve të shpëtuar ishte midis atyre të moshës 80 vjeç e lart, me një total të vlerësuar prej 261,421 jetësh.

Ndryshe, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropë, Hans Henri Kluge kishte deklaruar për këtë se “tani mund të themi kategorikisht se pa vaksinat COVID-19 si një mjet për të zbutur efektet në këtë pandemi, shumë më tepër njerëz do të kishin vdekur. “

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button