Haruni: PPD-ja parti e cila nuk guxon të shuhet

Ish kryetari i Partisë për Prosperitet Demokratik dhe njëri ndër themeluesit e saj, Sefedin Haruni thotë se kjo parti do të ringjallet së shpejti sepse është partia e vetme shqiptare që ka mbrojtur interesat shqiptar. 

“Askund në botë partitë e para nuk harrohen, kjo ka ndodhur vetëm te ne. Besoj se PPD-ja e meriton të jetë në skenën politike shqiptare dhe të ketë një vend të veçantë” thotë ai për Portalb.

I pyetur se a nuk mendon që më këtë mënyrë ende më shumë përçajnë elektoratin shqiptar në Maqedoni, ai u përgjigj se PPD si parti e parë nuk ka përçarë votën por këtë e kanë bërë të gjitha partitë e vogla pas saj.

Ai tha se pas zgjedhjeve do të merret iniciativa konkrete për zgjedhjen e kryesisë së re dhe beson se do ketë të kyçur dhe personalitete të reja.

Sa i përket akuzave për blerjen e votave nga kjo parti ku janë arrestuar katër persona, Haruni tha se numrin më të madh  të nënshkrimeve e kamë mbledhur pa imponime duke mos komentuar më tej

Në listën e të nënshkruarve janë gjithsej 18 persona, intelektualë të cilët kanë dhënë nënshkrimin e tyre në takimin konsultativ që është mbajtur më 24 shkurt 2013.  Në mesin e tyre është Muhamed Halilit, Mersim Pollozhanit, Sejfedin Haruni, Qemal Xhafa, Esat Asllani, Nijazi Muhamedi. /Portalb
    

Lajme të ngjashme

Back to top button