Qyteti i Shkupit kurrsesi nuk po e publikon hartën me mbi 150 deponi të pastruara

Pastrimi i të gjitha deponive ilegale për 82 ditë dhe rivitalizimi i hapësirës në sipërfaqe të pastër të gjelbëruar, ishte premtim parazgjedhor i kryetares së Shkupit Danela Arsovska në fillim të menaxhimit me qytetin, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Më 31 janar 2022, në raportin e llogaridhënies për punën e realizuar, kryetarja Arsovska e tërhiq nga premtimi i saj për pastrimin e të gjitha deponive ilegale dhe tha se para zgjedhjeve e kishin bërë hartën me 120 deponi ilegale në të gjithë qytetin, ndërsa në 82 ditët e para kanë pastruar mbi 150 deponi.

“Për t’iu mundësuar qytetarëve pasqyrë, krijuam një link kushtuar deponive ilegale të hartuara dhe në të njëjtën kohë filluam të veprojmë pas raportimeve për pastrimin e tyre deklaroi kryetarja Danela Arsovska më 31 janar 2022.

Meta.mk dy herë më 4 dhe 9 shkurt ka dërguar kërkesë në Qytetin e Shkupit për përgjigje në pyetje identike. Kemi kërkuar nga autoritetet e qytetit të na dërgojnë linkun e kushtuar deponive ilegale të vendosura në hartën e Shkupit, në mënyrë që të vërtetojmë vetë se deri më tani janë pastruar mbi 150 deponi ilegale.

Nga Qyteti i Shkupit kërkuam informacione për të gjitha 150 lokacionet e pastruara, ku ndodheshin deponitë ilegale, sa mbeturina janë pastruar prej tyre, sa tonelata mbeturina janë mbledhur nga lokacionet dhe në cilën datë janë pastruar këto deponi ilegale.

Gjithashtu kërkuam detaje për lokacionet e ardhshme në Shkup nga të cilat do të pastrohen mbeturinat e shpërndara në periudhën në vijim.

Përkundër dy kërkesave që ia dërguam Qytetit të Shkupit, pas 10 ditësh nuk kemi marrë përgjigje në pyetjet. Njëkohësisht kërkuam edhe në ueb-faqen e qytetit të Shkupit, në Facebook faqen e qytetit të Shkupit dhe në Facebook faqen e kryetares Danela Arsovska, por nuk e gjetëm linkun kushtuar deponive ilegale të përcaktuara në Shkup. Është e vërtetë, informatat me fotografi për pastrimin e lokacioneve individuale në Shkup nga mbeturinat e shpërndara publikohen rregullisht dhe në vazhdimësi, por numri i përgjithshëm i deponive ilegale të pastruara nuk është publikuar.

Ndryshe, kryetarja e Shkupit Danela Arsovska më 31 janar tha se të gjitha deponitë e hartuara dhe të zbuluara që kanë premtuar se do t’i pastrojnë, janë pastruar dhe kështu është realizuar premtimi parazgjedhor për përballje me deponitë ilegale në Shkup.

“Do t’i pastrojmë të gjitha deponitë saktësisht për 82 ditë dhe do të rivitalizojmë hapësirën në një zonë të pastër të gjelbëruar”, thuhet në njoftimin në rrjetet sociale që e transmetuan më shumë Media të Maqedonisë më 10 tetor të vitit të kaluar nga deklarata e Danela Arsovska.

Meta.mk, më 25 janar e bëri një turne nëpër Shkup dhe konstatoi se deponitë ilegale ekzistojnë ende në disa lokacione, që edhe më parë njiheshin si pika të nxehta ku mbetjet hidheshin ilegalisht nga qytetarët e pandërgjegjshëm. Në Karposh 3 dhe 4 këto janë lokacionet përgjatë bregut të lumit Vardar, në komunat Butel dhe Shuto Orizarë është rruga ndërmjet Vizbegut dhe Shuto Orizarit, si dhe rruga ndërmjet Butelit dhe Liqenit të Smilkovës.

Ndryshe, lidhur me premtimin për deponitë ilegale në Shkup, pas shkrimit të Meta.mk, media të tjera kanë reaguar për lokacionet që kanë mbetur pa pastruar nga mbeturinat e shpërndara ilegalisht, qytetarët në rrjetet sociale shkruajnë për vendet që duhet të pastrohen, por edhe nga partia opozitare, në qytetin e Shkupit LSDM në disa raste ka publikuar komunikata për media me fotografi të deponive ilegale të pa pastruara nëpër kryeqytetin e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button