Komuna e Kërçovës filloi të flasë shqip

Dje në Kërçovë u vendos pllakati në ballë të komunës e cila për herë të parë, përveç në gjuhën maqedonase, shënon edhe në gjuhën shqipe “Komuna e Kërçovës”.

Në pamundësi për të marrë deklaratën e kryetarit të sapo zgjedhur të kësaj komune, Fatmir Deharin, i cili akoma, ligjërisht, nuk ka filluar punën e tij në postin e ri, të kujtojmë deklaratën e tij të fushatës parazgjedhore në të cilat disa herë deklaroi:  “Në Kërçovë gjuha shqipe do të jetë gjuhë zyrtare, do të instalojmë administratë e cila flet edhe shqip dhe do të drejtojmë komunën shqip.” 

Gjatë vendosjes së pllakatit në ballë të objektit komunal prezent ishin disa nga këshilltarët e sapo zgjedhur shqiptarë të BDI-së për këtë komunë.

Qytetarët shqiptar në rrjetet sociale përshëndesin hapin e parë të kryetarit të ri dhe shprehen optimistë për punët e tij të mëtutjeshme./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button