Grupi Lev Tahor po largohet nga Kumanova (FOTO)

Përkundër mundësisë për të qëndruar 90 ditë në Maqedoninë e Veriut, pjesëtarët e sektit fetar hebre, Lev Tahor, po planifikojnë të largohen nga Kumanova, raporton Portalb.mk.

TV24 ka takuar pronarët e shtëpisë ku qëndronin ata, të cilët kanë deklaruar që grupi religjioz do të lëshojë Kumanovën prej nesër, duke mos specifikuar arsyet e largimit dhe vendin ku do të zhvendosen.

“Grupi nuk paraqet ndonjë rrezik dhe apelojmë për tolerancë dhe solidaritet me ta. Sipas të dhënave që disponojmë, grupi është në lëvizje të vazhdueshme dhe pritet të largohet nga vendi ynë në ditët në vijim”, ka bërë të ditur Policia në Kumanovë.

Ndryshe,  grupi i pjesëtarëve të sektit fetar hebre, Lev Tahor, po qëndron në qytetin e Kumanovës në Maqedoninë e Veriut nga data 5 shkurt. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet fjalë për 30 persona të cilët në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë përmes Aeroportit të Shkupit.

This slideshow requires JavaScript.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button