Çmimet me pakicë në Maqedoninë e Veriut për një vjet janë rritur për 7.3 përqind

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimit me pakicë edhe gjatë muajit janar, ashtu që në krahasim me janarin e kaluar është regjistruar rritje për 7.3 përqind, ndërkohë në shumë artikuj kemi rritje dyshifrore, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i kostos së jetesës në janar 2022, krahasuar me janarin e 2021, është vërejtur rritje me 6.7 %, dhe tek indeksi i çmimeve me pakicë është vërejtur rritje me 7.3 %”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, duke përfshirën rritjen për 26.1 përqind te vajrat dhe yndyrrat; për 29% te gazi, 28% te derivatet e naftës,

Në janar të këtij viti, në krahasim me dhjetorin e fundit është regjistruar rritje për 1.2 përqind.

“Rritja në indekset e kostove së jetesës në janar 2022, krahasuar me muajin paraprak, është vërejtur kafeja, çaji, kakaoja me 4.3%, peshku dhe prodhimet e detit me 3.5%, frutat e freskëta dhe të ftohta me 3.4%, birra me 2.6%, etj.”, sqarojnë nga Enti, duke theksuar rritjen te ngrohja qendrore për familjet me 14.0%, energjia elektrike për familjet me 9.4%, transporti ajror për 8.4%, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button