RMV, shporta sindikale mujore nga dhjetori është rritur për 777 denarë, njoftoi LSM

Shporta minimale sindikale për muajin janar të këtij viti është 35.811 denarë dhe është rritur për 770 denarë në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar, njofton Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), transmeton Portalb.mk.

Në shportën sindikale pjesëmarrje më të madhe prej 15.317 denarë ose 42,77 për qind kanë ushqimet dhe pijet, me 11.447 denarë, përkatësisht 31,97 për qind banimi, higjiena është e përfaqësuar me 6,74 për qind ose 2.415 denarë, transporti me 2.652 apo 74 për qind, veshmbathje dhe këpucë me 2.165 denarë ose 6,05 për qind, kulturë 1.067 denarë ose 2,98 për qind dhe mirëmbajtje shëndetësore me 745 denarë, më saktë 2,08 për qind.

“Rritja më e madhe e indekseve të shpenzimeve së jetesës është shënuar te ngrohja qendrore për amvisëri me 14 për qind, rryma për amvisëri me 9.4 për qind. Gjithashtu, rritje e indekseve të shpenzimeve së jetesës në janar 2022, krahasuar me muajin paraardhës, është shënuar për kafe, çaj, kakao me 4.3 për qind, peshk me 3.5, fruta të freskëta dhe të ftohta me 3.4, produkte ushqimore që nuk përmenden me 2.5 për qind”, thonë nga LSM.

Këto shifra, sipas LSM, tregojnë se kërkesa e tyre për rritjen e pagës minimale në 18.000 denarë dhe gradualisht në të gjitha pagat e tjera është e arsyeshme.

Shporta e sindikatës përcakton shpenzimet minimale të jetesës së një familjeje prej katër anëtarësh në baza mujore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button