Në Strumicë do të rivotohet në tre vendvotime

Gjykata Administrative i refuzoi ankesat e LSDM-së për vendimet e KSHZ-së që ta anulojë votimin për kryetar komune në tre vendvotime në Strumicë. Kjo do të thotë se të dielën në Strumicë do të ketë  rivotim në vendvotimet 1727, 1730 dhe 1734.

Numri i përgjithshëm i votuesve në këto tre vendvotime është 3.255, ndërsa në votim më 24 mars kanë dalë 2.553 qytetarë. Prej tyre më shumë vota kanë fituar kandidati i LSDM-së Zoran Zaev, 1.436 dhe kandidati i VMRO-DPMNE-së Vasil Pishev 1.034. Të pavlefshme kanë qenë 67 fletëvotime.

Dallimi në raundin e parë nga votimi mes Zaevit dhe Pishevit  në Strumicë ishte 2.096 vota në favor të kandidati të LSDM-së.

Gjykata Administrative i refuzoi edhe ankesat e VMRO-DPMNE-së për rivotim në Kërçovë, me çka zgjedhja e Fatmir Deharit për kryetar komune u zyrtarizua.

Janë refuzuar edhe ankesat e LSDM-së për rivotim në Aerodrom, Shtip, Prilep, si dhe 35 ankesa të RDM-së dhe katër të Partisë Demokratike të Turqve në Pllasnicë.

Deri te Gjykata Administrative u parashtruan 142 ankesa, pjesa më e madhe, edhe atë 102, nga “Bashkimi opozitar për ardhmërinë”. Vendimet e Gjykatës Administrative janë përfundimtare. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button