Update: Kushtetuesja vendos për rastin e shpalljes së Haradinajt qytetar nderi në Tetovë

Gjykata Kushtetuese do të vendosë për atë se a është i drejtë Vendimi i Inspektoratit shtetëror për vetëqeverisje lokale, me të cilin përkohësisht e ndaloi vendimin e Këshillit komunal të Tetovës për ta shpallur Ramush Haradinajn qytetar nderi të Tetovës. 

Më 27 shkurt, Vendimi i Inspektoratit shtetëror për vetëqeverisje lokale është shpallur në Gazetën zyrtare, ndërsa, siç thotë drejtori i këtij institucioni, Vanço Shehtanski, Gjykata Kushtetuese do të vendosë për kushtetushmërinë e vendimit të komunës së Tetovës. 

* * * * * * * * * * * * * * * *

Ramush Haradinaj, udhëheqësi i mëparshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është më qytetar nderi i Tetovës.

Vendimi që Haradinaj të jetë qytetar nderi i Tetovës do të anulohet nga Inspektorati shtetëror për vetëqeverisje lokale (ISHVL), njoftoi Gazeta zyrtare.

Haradinaj me titullin qytetar nderi i Tetovës u shpall më 31 janar me vendim të Këshillit komunal të Tetovës.

Pas vendimit të këtillë pati reagime ISHVL-ja e cila filloi me procedurë për konstatimin e ligjshmërisë dhe respektimit të sistemit të Badenterit gjatë votimit të këtij vendimi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button