Dhjetë persona të akuzuar për prerje të pyjeve në rajonin e Gostivarit

Dhjetë persona kanë marrë aktakuzë për prerje të pyjeve, vjedhje dhe mashtrim, pasi kanë prerë një sasi të madhe të drunjve nga një pyll tjetër në zonën e fshatit Padalishtë, njoftoi Prokuroria Themelore Publike (PThP) Gostivar, transmeton Portalb.mk.

“Ata kanë shkatërruar pyllin, duke prerë ilegalisht 254 dru ahu. Drutë e ahut për ngrohje i kanë magazinuar në oborret e tyre, nga ku transportoheshin te blerësit në Komunën e Gostivarit dhe shiteshin. Me këtë personit të dëmtuar juridik NP 2Pyjet e Maqedonisë”, të akuzuarit i kanë shkaktuar dëm material prej 724.500 denarë”, thonë nga Prokuroria Publike Gostivar.

Shkatërrimi, theksojnë ata, është bërë në vitin 2017 dhe 2018.

Njëri nga të akuzuarit ndiqet penalisht për mashtrim, pasi një pjesë të drurit të prerë ia ka shitur një gostivarasi, duke e gënjyer se janë nga dëmtimi ligjor. Gostivarasi ka paguar 14.700 denarë, por më pas policia ia ka konfiskuar me vërtetim për sende të konfiskuara përkohësisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button