Sela takime intenzive me qytetarët e Strugës për raundin e dytë zgjedhor

Tashmë kur kanë ngelur vetëm edhe tre ditë për zhvillimin e aktiviteteve parazgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës së Strugës, post për të cilin do të zhvillohet një garë ndërmjet kandidatit shqiptar Ziadin Sela dhe kandidatit të bllokut politik maqedonas Vlladimir Koçoski.

Të dy kandidatët dhe shtabet zgjedhore, zhvillojnë aktivitete të dendura për të përfituar elektoratin e Strugës, që numëron 56.341 votues.

Në vazhdën e aktiviteteve të intensifikuara, janë intensifikuar edhe mjaft trillime, dezinformata etj, që kanë për qëllim të dezorjentojnë elektoratin, duke përdorur të gjitha format e komunikimit dhe plasimit të “inforacioneve” të ndryshme.

Në këtë kontekst, zëra të ndryshëm kanë pohuar se bëhen presione të llojeve të ndryshme, ofrohen para për blerjen e votës e kështu me radhë, vetëm e vetëm për të krijuar situata sa më të tendosura.

Megjithate, nga shatbi i kandidatit shqiptar, Ziadin Sela, pohojnë se janë duke zhvilluar aktivitetet në drejtim të duhur, të unifikimit të votës shqiptare, sepse tashmë në këtë garë nuk garon kandidati i PDSH-së, por garon kandidati shqiptar, që edhe publikisht është mbështetur edhe nga kundërkandidati tjetër shqiptar, Arben Labënishti nga BDI-ja, dhe që është konfirmuar kjo mbështetje edhe nga vetë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Momentalisht jemi duke bërë pregatitjet të aspektit teknik të mbulimit me vëzhgues të gjitha 78 vendvotimet në komunën e Strugës, për të qënë zgjedhjet e qeta dhe demokratike, për të pamundësuar vjedhjen e votës”-pohuan nga shatbi i Ziadin Selës dhe shtuan: “Apelojmë, që më 7 prill, të gjithë shqiptarët të dalin në vendvotime dhe ta hedhin votën e tyre për kandidatin shqiptar, Ziadin Selën, që tashmë është kandidat shqiptar, për të drejtuar komunën në mandatin e ardhshëm katër vjeçar. Ziadin Sela është kandidat për Strugën shqiptare, sepse Struga është komunë me shumicë shqiptare”- u shprehën nga shatbi i Ziadin Selës.

Gjatë ditës së nesërme, janë paraparë aktivitete të ndryshme të kandidatit Ziadin Sela, në disa vendbanime të komunës së Strugës, për të animuar sa më shumë elektoratin shqiptar, duke pohuar se në këto aktivitete do ti bashkangjiten edhe përfaqsuesit e BDI-së, në mbështetjen e Ziadin Selës.

Lajme të ngjashme

Back to top button