Gjermania e shkurton, ndërkaq RMV e zgjatë vlefshmërinë e certifikatave për personat që e kanë kaluar COVID-19

Gjermania e zvogëlon vlefshmërinë e certifikatave për shkak të valës Omicron, ndërsa Maqedonia e Veriut po shkon në drejtim të kundërt. Ekspertët shpjegojnë se sa zgjatë mbrojtja te personat që e kanë kaluar Covid-19 dhe cila mbrojtje është më e sigurt, raporton DW në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.mk.

Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) së fundmi ka propozuar zgjatjen e vlefshmërisë së certifikatave të personave, të cilët e kanë kaluar kovidin nga 45 ditë në 180 ditë. Ndërkohë, disa vende në Evropë po i shfuqizojnë këto certifikata, ndërsa të tjera po ulin vlefshmërinë e tyre – në varësi të situatës aktuale dhe shkallës së vaksinimit. KSI nuk ka sqaruar shkakun e këtij vendimi, por ka bërë të ditur se për momentin nuk po mendohet për heqjen e certifikatave.

Gjermani, nga ana tjetër, ky afat u shkurtua nga mesi i janarit, kështu që ata që kanë kaluar Covid-19 kanë të drejtën e një certifikate të gjelbër vetëm për 3 muaj, në vend të 6 muajve, siç ishte deri atëherë. Instituti Robert Koch pretendon se varianti Omicron mbart një rrezik të lartë të një infeksioni të ri – përfshirë edhe ata që e kanë pasur atë.

Për më tepër, Gjermania ka një normë të të vaksinuarve plotësisht mbi 70 për qind, dhe dozë e tretë kanë marrë më shumë se 54 për qind të qytetarëve. Në Maqedoninë e Veriut, shifrat janë dukshëm më të ulëta, dhe mezi pesë përqind e popullsisë mbrohet me dozën përforcuese. Shkalla e të infektuarve rishtas në të dyja vendet është shumë e lartë, por numri i të shtruarve në spital dhe i vdekjeve në Maqedoninë e Veriut është shumë më i lartë. Megjithatë, vendimet e autoriteteve në të dy vendet në lidhje me certifikatat janë diametralisht të kundërta.

Vendimi i autoriteteve gjermane hapi një sërë debatesh në shoqëri, me vota “pro” dhe “kundër” vendimit për uljen e vlefshmërisë së certifikatave. Në Maqedoninë e Veriut, pothuajse nuk ka pasur fare debat për këtë temë.

Sipas ekspertëve gjermanë, çdokush mund të sëmuret sërish dhe të bëhet sërish bartës i infeksionit. Shtrohet pyetja nëse ulja e kësaj periudhe nga 6 në 3 muaj është e justifikuar shkencërisht? Dhe mbrojtja e kujt është më e sigurt – të vaksinuarit apo ata që e kanë kaluar virusin?

Si reagon sistemi imunitar?

Si pas një infeksioni natyral ashtu edhe pas vaksinimit, sistemi imunitar i trupit aktivizohet dhe fillon të prodhojë antitrupa. Virusi korona që hyn në trup, si dhe grimcat e padëmshme të proteinës “spike” të prodhuara si rezultat i vaksinimit, njihen si “trupa të huaj” dhe sulmohen nga sistemi imunitar. Qëllimi është neutralizimi i patogjenëve dhe krijimi i një “kujtese” për kontaktin me ta. Për këtë qëllim, trupi prodhon antitrupa që njohin proteinën sipërfaqësore të virusit, më pas ngjiten në të dhe e neutralizojnë atë.

Përveç kësaj, aktivizohet e ashtuquajtura përgjigje imune qelizore – formohen lloje të ndryshme të qelizave T disa prej tyre mund të shkatërrojnë drejtpërdrejt qelizat e infektuara, ndërsa të tjerat ndihmojnë në formimin e antitrupave.

Ndryshimi është se gjatë vaksinimit jepet gjithmonë e njëjta sasi vaksine, ndërsa me infeksionin me virusin korona ngopja e patogjenëve në organizëm është shumë individuale.

Christine Falk, presidente e Shoqatës Gjermane për Imunologji, shpjegon se kjo varet si nga lloji i virusit ashtu edhe nga sasia e virusit që hyn në trup.

“E fundit, por jo më pak e rëndësishme, gjërat varen nga fakti nëse personi i infektuar ka një formë më të lehtë apo më të rëndë të sëmundjes. “Format më të buta të Covid-19 zakonisht shkaktojnë një përgjigje më të dobët imune”, tha Falk.

A është më i fortë imuniteti i atyre që kanë kaluar virusin?

Gjatë vaksinimit organizmi nuk ka kontakt me të gjithë virusin, por vetëm me një pjesë të të ashtuquajturit “Spike” – ose proteina me gjemba. Prandaj, përgjigja imune ka një gamë më të ngushtë dhe më specifike. Në infeksionin natyror, antitrupat dhe qelizat T formohen kundër pjesëve të tjera të shtresës së proteinave të virusit.

Kjo do të thotë se, në parim, përgjigja imune e atyre që kanë marrë sëmundjen është më e gjerë se ajo e atyre që janë vaksinuar. Megjithatë, nuk është shumë afatgjatë – nuk zgjat shumë pas infektimit, konfirmon Martina Prelog nga Shoqata Gjermane për Imunologji: “Përgjigja imune fillon të dobësohet pas tre muajsh, dhe pas gjashtë muajsh shumica e antitrupave zhduken,” tha ajo.

Përgjigja imune e trupit mund të riaktivizohet pas një vaksinimi të ri ose një infeksioni të ri. “Në thelb, ka të bëjë me atë se sa shpesh sistemi imunitar ndeshet me virusin sepse ai ‘mëson’ nga çdo kontakt i ri. “Kjo është arsyeja pse pacientët këshillohen të vaksinohen”.

A janë të mbrojtur ata që e kanë kaluar virusin vetëm për 3 muaj?

“Një nivel veçanërisht i lartë i antitrupave neutralizues kërkohet për një përgjigje të mirë imune kundër variantit Omicron. Duke qenë se këto nivele ulen me kalimin e kohës, padyshim që është logjike të shkurtohet rëndësia e çertifikatës së gjelbër për ata që kanë qenë të infektuar”, tha dr.Martina Prelog.

“Ai që ka nivele të larta të antitrupave, të rritur nga përgjigja e qelizave T, ndoshta është i mbrojtur mirë, por ende nuk është e qartë se çfarë vlere antitrupash korrespondon me 95% dhe mbrojtje më të lartë kundër virusit. Ne duhet të zbulojmë ende nga studime të ndryshme”, tha Prelog.

 Covid-19: Tre keqkuptimet më të zakonshme për Omicron dhe faktet rreth sëmundjes

Nga ana tjetër, virologia e Frankfurtit, Sandra Çizhek, mendon se ulja e afatit në tre muaj është problematike – ndër të tjera sepse është e vështirë të përcaktohet një afat i përbashkët për të gjithë.

“Së fundi, varet nga shumë faktorë të ndryshëm, cili variant i virusit është infeksioni, në çfarë moshe është personi infektuar, sa kohë ka kaluar nga vaksinimi i fundit etj. Për shembull, të rinjtë shpesh kanë ende nivele të larta të antitrupave, kështu që nuk ka nevojë të marrin një dozë përforcuese pas tre muajsh”, tha ajo.

Çfarë thonë hulumtimet për mbrojtjen e atyre që e kanë kaluar virusin dhe për të vaksinuarit?

Studiuesit zbuluan se tre grupet e mëposhtme të njerëzve treguan një përgjigje imune identike, të vaksinuar me tre doza, me dy doza dhe që e kanë kaluar virusin, dhe grupi i tretë ishin njerëz me dy vaksina dhe të infektuar. Ata të gjithë u ndeshën me proteinën “spike” të virusit tre herë dhe sistemi i tyre imunitar u trajnua tre herë për ta kundërshtuar atë. Prandaj, virologia Ulrike Procer, një nga autoret e studimit në fjalë, bën thirrje që infeksioni pas dy dozave të vaksinës të njihet si një vaksinim përforcues.

Si ndikojnë vaksinat dhe infeksionet në sistemin imunitar?

“Ndryshe nga vaksinat, nëse sëmundjet infektive janë më të zakonshme, ato mund të dëmtojnë sistemin imunitar në vend që ta trajnojnë atë. Dhe kjo mund të ndikojë negativisht në parandalimin e sëmundjeve të tjera. Një gjë e tillë nuk vërehet pas vaksinimit, sepse organizmi nuk ka kontakt me virusin”, tha Christian Drosten, virolog kryesor gjerman.

LEXO: RMV, Komisioni për Sëmundje Infektive miratoi katër rekomandime

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button