Bullgaria lëshoi “pasaporta të arta” për top bankierët rus

Disa nga bankierët kryesorë të Rusisë morën “pasaporta të arta” bullgare, pavarësisht se nuk kishte prova që ata do të bënin investime reale në shtetin anëtar më të varfër të BE-së.

Shtetësia e Bullgarisë sipas skemës së investimeve që u jep nënshtetësinë dhe një pasaportë të BE-së shtetasve të pasur të vendeve të treta është nën një kontroll të shtuar në nivel lokal dhe në nivel të BE-së për shkak të frikës nga pastrimi i parave dhe krimet e tjera financiare. Në Maltë – shtet me një skemë të ngjashme – janë ngritur gjithashtu shqetësime se kriminelëve dhe personave të përfshirë në përvetësim, mashtrim dhe pastrim parash po u jepen pasaporta pa kontrolle dhe ekuilibra të duhur, raporton Euractiv.com.

Në Bullgari, rusët që morën të drejtën e lëvizjes së lirë në të gjithë BE-në nga shteti bullgar përfshijnë Dmitry Kushaev – drejtor i zyrës Credit Suisse në Moskë, Roman Nagaev – ish-drejtor i bankingut investues në bankën ruse VTB Capital dhe Igor Finogenov, ish-drejtor i Bankës Euroaziatike për Zhvillim, raporton faqja investigative Bird.bg

Një nga kriteret për të marrë nënshtetësinë bullgare sipas skemës është investimi në ekonomi nëpërmjet pronave, biznesit ose depozitave bankare.

Kushaev, Nagaev dhe Finogenov nuk zotërojnë prona, as nuk menaxhojnë dhe as zotërojnë kompani në Bullgari. Kjo do të thotë se ata nuk kanë investuar në ekonominë reale, por me gjasë kanë blerë letra me vlerë të qeverisë bullgare, gjegjësisht borxh qeverisë. Opsioni tjetër i parashikuar nga ligji i shtetësisë bullgare është të bëni depozitë në para në një bankë bullgare, por një hetim zbuloi se shumë aplikantë merrnin kredi për të bërë depozitën.

Koalicioni i ri qeverisës i Bullgarisë, i cili erdhi në pushtet në dhjetor, premton t’i japë fund mundësive për të marrë “pasaporta të arta” në vend në javët e ardhshme. Gjithsej 97 të huaj kanë “pasaporta të arta” bullgare, nga të cilët 40% janë rusë, sipas të dhënave të EURACTIV Bulgaria.

Mundësia e marrjes së shtetësisë bullgare në këmbim të investimeve ekziston që nga viti 2013, por nuk ka çuar në ndonjë investim të prekshëm. I tillë është rasti me tre bankierët rusë.

Igor Finogenov ishte kryetar i bordit të Bankës Euroaziatike për Zhvillim nga viti 2006 deri në vitin 2015, duke qenë paraprakisht asistent i ministrit të financave të Rusisë dhe bankier në banka të tjera, raporton Bird.bg.

Finogenov mori pasaportën e tij bullgare dhe u bë shtetas bullgar më 4 qershor 2020. Dmitry Kushaev u bë shef ekzekutiv i Credit Suisse Moscow në vitin 2016, dhe në vitin 2021 u rizgjodh si anëtar i bordit të drejtorëve të bankës. Kur mori pasaportën bullgare, ishte punonjës i Swiss bankësnë Rusi. Kushaev u bë shtetas bullgar më 12 mars 2021.

Roman Nagaev është i diplomuar në Universitetin e Harvardit dhe ish-drejtor i investimeve në Bankën Kapitale VTB të Rusisë. Pas karrierës së tij në VTB, Nagaev u emërua në bordin e drejtorëve të PIK Group, një kompani udhëheqëse e ndërtimit në Rusi, në të cilën VTB Capital Bank është aksioner.

Pasi Qiproja i dha fund skemës së saj të parave për pasaporta në vitin 2020, pas akuzave të përhapura për korrupsion që përfshinin zyrtarë qeveritarë, Malta dhe Bullgaria mbeten dy vendet e vetme anëtare të BE-së me një program të tillë në fuqi. Komisioni Evropian ka qenë i qartë se skema të tilla janë të papranueshme, megjithatë qeveria malteze ka vazhduar pa ndërprerë.

Planet për të hequr skemën e Bullgarisë janë në tavolinë prej disa vitesh dhe mbetet për t’u parë nëse do të bëhet realitet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button