Shuhet nga jeta Abdilhalim Kasami njëri nga themeluesit e BDI-së

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, Abdilhalim Kasami dje ka ndërruar jetë pas një ataku në zemër.

Kasami,  58 vjeçar  nga Tetova, një kohë të gjatë ka vepruar në Danimarkë, në kuadër të lëvizjeve shqiptare, ndërsa nga viti 2001 ai ka vepruar në Maqedoni si pjesë e strukturës politike të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Kasami më parë nga periudha 2002 – 2006 ka kryer detyrën e drejtorit financiar të BDI-së, ndërsa pas kësa jka qenë anëtar i këshillit të përgjithshëm të kësaj partie. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e qytetit të Tetovës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button