Së shpejti Nimetz me ofanzivë të re për emrin

I dërguari special i Kombeve të Bashkuara në negociatat për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë ambasadori Matthew Niemetz për 8 dhe 9 prill caktoi takim të ri me përfaqësuesit e të dy vendeve, Zoran Jolevski dhe Adimantos Vasilakis.

Në kumtesën e Kombeve të Bashkuara, me të cilën paralajmërohet takimi, thuhet se Niemetz ka dërguar ftesa deri te Jolevski dhe Vasilakis, dhe se të dy e kanë pranuar takimin.

“Ambasadori Niemetz do të takohet me të dy përfaqësuesit veçmas, ndërsa më pas në takim të përbashkët, me qëllim që të vazhdojnë bisedat nën ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara, që të gjendet zgjidhje reciprokisht e pranushme për çështjen e emrit” shkruan në kumtesë.

Raundi i fundit i bisedimeve u mbajt më 29 dhe 30 janar, pas çka vijoi paralajmëroi për takimt të ri, për një kohë të shkurtë të Niemetz me përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Greqisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button