Kriza në Ukrainë: Kështu i porositën shtetasit e tyre këta vende

Shumë vende u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre të largohen nga Ukraina si shkak i tensioneve nga ana e Rusisë dhe shtimit të forcave ushtarake afër kufirit, që alarmojmë për një pushtim të mundshëm të Ukrainës nga Rusia, por kjo e fundit mohon diçka të tillë, transmeton Portalb.mk.

Më poshtë e gjeni listën e vendeve të cilat u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre që të largohen nga Ukraina, të shmangin udhëtimet apo të konsiderojnë nëse duhet apo jo të qëndrojnë atje.

Sipas “The Guardian” kjo është lista e vendeve dhe si i kanë porositur shtetasit e tyre:

  • SHBA – largohuni nga vendi.
  • Britania e Madhe- largohuni nga vendi.
  • Gjermania – largohuni nga vendi.
  • Australia – largohuni nga vendi.
  • Irlanda – largohuni nga vendi.
  • Italia – largohuni nga vendi.
  • Sueda – largohuni nga vendi.
  • Jordania – largohuni nga vendi.
  • Holanda – largohuni nga vendi.
  • Kuvajti – largohuni nga vendi.
  • Irak – largohuni nga vendi.
  • Arabia Saudite – shmangni udhëtimin në Ukrainë dhe kontaktoni ambasadën për të lehtësuar nisjen menjëhershme.
  • Emiratet e Bashkuara Arabe – shmangni udhëtimet në Ukrainë.
  • Turqia – shmangni udhëtimet në Ukrainë.
  • Sllovakia – shmangni udhëtimet në Ukrainë.
  • Polonia – shmangni udhëtimet jo thelbësore në Ukrainë.
  • Greqia – mbani kontakte me ambasadën e Kievit.
  • Lituani – vlerësoni nëse qëndrimi e vazhdueshme është e nevojshme.
  • Kina – “kushtojini vëmendje” por nuk ju thanë mos të largohen.
  • Maqedonia e Veriut- largohuni nga vendi
  • Shqipëria- largohuni nga vendi.

Kujtojmë se, Rusia ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa në kufi me Ukrainën, duke e rrethuar atë nga tre anë, në Krime në jug, në anën ruse të kufirit dhe në Bjellorusi në veri.  Në zonën kufitare, Moska ka zhvilluar një sërë stërvitjesh ushtarake, duke rritur shqetësimin se mund të jetë duke u përgatitur për një sulm të ri, pasi Rusia më 2014 pushtoi Gadishullin ukrainas të Krimesë. Por Rusia deri më tani mohon të pushtojë Ukrainën.

Kremlini ka kërkuar nga NATO të kufizojë aktivitetet në Evropën Lindore dhe të premtojë se nuk do të shtojë zgjerohet me vendet ishsovjetike, Ukraina në këtë rast. Nga ana tjetër, si kundërpërgjigje ndaj veprimeve të Rusisë, anëtarët e NATO-s kanë vendosur trupa dhe pajisje për anëtarët e tjerë, shtetet që kufizohen me Ukrainën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button