Tre vite nga tragjedia në Llaskarcë, rasti ende pa epilog

Gjashtëmbëdhjetë qytetarë sot para tre viteve humbën jetën në tragjedinë e autobusit “Durmo Turs” i cili doli nga autostrada dhe u rotullua në fshatin Llaskarcë të Shkupit, sot rasti ende nuk ka marrë ndonjë epilog, transmeton Portalb.mk.

Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen. Gjykimi për rastin “Llaskarca” ka nisur në shtator të vitit 2019, ndërsa deri tani ka pas mbi 100 seanca gjyqësore dhe nuk mund t’i zhbllokohet. Lëndën e udhëheq gjyqtarja Dijana Gruevska, gjyqtarja e dytë është Aleksandra Risteska.

Fakulteti Teknik në Manastir, e më pas edhe Universiteti i Shtipit dhe Fakulteti i Makinerisë në Shkup, e refuzuan Gjykatën Themelore Penale, e cila pas ekspertizave të shumta të të pandehurve dhe të prokurorisë, pak para fundit të gjykimit, kërkoi super-ekspertizë për aksidentin e komunikacionit.

Komuna e Gostivarit në nder të viktimave sot në ora 13: 30 do vendos lule në vendin e tragjedisë dhe më pas në ora 17:30 do të mbahet tubim te parku në qendër të Gostivarit për t’i kujtuar viktimat e tragjedisë.

Kujtojmë se, më 13 shkurt të vitit 2019, në aksident të autobusit në Llaskarcë, humbën jetën 16 pasagjerë dhe 38 të tjerë u lënduan.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button