Japoni, së paku 5 të vdekur nga zjarri në një fabrikë

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën nga zjarri në një fabrikë ëmbëlsirash në veriperëndim të Japonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zjarri ka rënë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe një person është ende i zhdukur pas zjarrit në prefekturën bregdetare Niigata.

Agjencia e lajmeve Kyodo raporton se dhjetëra punëtorë ishin në fabrikë kur shpërtheu zjarri.

Ekipet zjarrfikëse e kanë vënë zjarrin nën kontroll pas përpjekjeve 9-orëshe, kurse kërkimet për të zhdukurit janë ndërprerë për shkak të dëmeve të mëdha dhe rrezikut të shembjes së objektit.

Fabrika menaxhohet nga prodhuesi i ëmbëlsirave Sanko Seika.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button