Nxënësit dhe studentët e Maqedonisë së Veriut deri të premten do të mund të aplikojnë për marrjen e 100 mijë denarëve

Mjetet financiare deri 100 mijë denarë që janë shpenzuar nga nxënësit dhe studentët e Maqedonisë së Veriut, do të mund të kthehen përmes aplikimit i cili është i hapur deri më 18 shkurt, transmeton Portalb.mk.

“Ministria bën kthimin e 75 përqind e pagesës së instrumenteve muzikore, por jo më shumë se 100 mijë denarë për instrument, për blerjen e 25 instrumenteve muzikore nga ana e nxënësve të rregullt të regjistruar në shkollat e mesme shtetërore në të cilat realizohen plane e programe për artin muzikor”, deklarojnë nga Ministria, duke sqaruar që do të financohen edhe 25 instrumente të tilla edhe për studentët e muzikës.

Aplikimi për 50 instrumentet muzikore do të bëhet përmes adresës elektronike https://e-uslugi.mon.gov.mk, ndërsa të drejtën për të fituar e kanë nxënësit me sukses së paku shumë mirë, ndërsa studentët së paku 8.00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button