Poetët do të kenë mundësi edhe një javë të garojnë në festivalin “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”

Çmimi ndërkombëtar për poezi “Urat e Strugës” që planifikohet të përzgjedhë më 21 mars në lidhje me Ditën Ndërkombëtare të Poezisë, do të pranojë garues deri më 20 shkurt, transmeton Portalb.mk.

Ky Çmim jepet në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Festivalit “Mbrëmjt strugane të poezisë” dhe UNESKO, çmimi i cili vitin e kaluar u fitua prej serbit Vladan Kreçkoviq.

Garuesit e moshës nën 35 vjeç, duhet të aplikojnë me librin që e kanë botuar dy vitet e fundit, ndërsa më së paku shtatë poezi duhet të përkthehen në gjuhën angleze, duke I bashkangjitur edhe biografinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button