Thaçi dhe Daçiç, përballja e tetë me rradhë

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai serb Ivica Daçic, do të takohen në Bruksel sot në raundin e tetë të këtyre bisedimeve.

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë thonë se shkojnë në takimin e radhës në Bruksel me synimin për marrëveshje, por, qëndrimet e të dyja palëve ende janë shumë të ndryshme sa i përket mënyrës së qeverisjes së veriut të Kosovës.

Beogradi kërkon krijimin e një bashkësie komunash me pushtet ezkekutiv dhe ku sic thuhet, nuk do të ketë asnjëherë ushtri të Kosovës. Prishtina hedh poshtë cdo mundësi që t’i jap pushtet ekzekutiv asociacionit të komunave serbe.

Nga ana e tij Presidenti serb Tomislav Nikolic, të hënën paralajmëroi se një marrëveshje me Kosovën, nuk mund të jetë shpejt e arritshme.

Ai ka deklaruar se Prishtina është duke u përpjekur për ta vënë Serbine “përpara një akti  të kryer” dhe se BE-ja, është duke u përpjekur të shtyjë Beogradin që të bëjnë koncesione të papranueshme.

Nga Uashington, zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, ka kërkuar  nga të dyja palët që të shkojnë perpara me ndonjë marrëveshje që mund të ndihmojë të dy vendet të lëvizin drejt integrimit më të madh evropian. /panorama

Lajme të ngjashme

Back to top button