Partia për Prosperitet Demokratik rikthehet në skenën politike

Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) e cila me vite nuk ka qenë aktive në skenën politike në Maqedoni do të ri-regjistrohet si parti dhe sërish do të aktivizohet si parti politike. 

Këshilli nismëtar për riregjistrimin e PPD-së ka mbajtur mbledhje konsultative, transmeton Zhurnal, ku është rikonfirmuar iniciativa për riregjistrimin e PPD-së nga një pjesë e nismëtarëve të mëparshëm të kësaj partie politike në ditën kur është festuar jublieu i 122-të i Grupit parlamentar të PPD-së. Në listën e të nënshkruarve janë gjithsej 18 persona, intelektualë të cilët kanë dhënë nënshkrimin e tyre në takimin konsultativ që është mbajtur më 24 shkurt 2013.  Në mesin e tyre duket emri i Muhamed Halilit, Mersim Pollozhanit, Sejfedin Haruni, Qemal Xhafa, Esat Asllani, Nijazi Muhamedi etj

Në fillim të muajit mars 2013, kanë filluar regjistrimet te noteri nga qytetarë të ndryshëm nga Tetova, Gostivari, Dibra, Ohri dhe Shkupi. 

Sa i përket personave të arrestuar me akuzën se po blinin me para nënshkrime, nga grupi nismëtar i PPD-së deklarohen se është shteti ligjor ai që do të vendosë se çfarë do të ndërmarrë për këtë rast. 

Lajme të ngjashme

Back to top button