Barcelona kërkon portierin Cassillas ?!

Lajm i pabesueshëm për tifozët e të dy skuadrave, “armike” të përbetuara, Barcelona dhe Real Madrid.

Mediat katalanase njoftjnë se Barça kërkon të përfitojë nga momenti negativ që Iker Casillas po kalon në stolin e Realit, për ta transferuar në “Camp Nou”.

Sipas gazetës “Sport”, kriza mes gardianit dhe trajnerit Jose Mourinho po konsumon momentet e saj më kulminante, ndërsa Barcelona po fërkon duart, duke shpresuar të vendosë në katërkëndëshin e saj, një prej portierëvë më të mirë të botës, duke ditur edhe lamtumirën e Victor Valdes në fund të kontratës.

Transferimin e mundshëm të Casillas, në Katalonjë e shikojnë si një mundësi hakmarrjeje për transferimin e Luis Figos në Madrid shumë vite më parë, por me siguri, do të jetë vetë Iker Casillas që do të thotë fjalën e fundit në rast e Mourinho vazhdon të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”, sepse e shkuara i ka mësuar shumë gjëra dhe ai nuk mund t’ia lejojë vetes nofkënm e tradhtarit në një ambjent shumë të nxehtë si ai që mbështjell El Clasicon e famshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button