Pas disa muaj hetime, u arrestuan edhe dy shtetas të Maqedonisë së Veriut në Bullgari për tregti me drogë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur që në një aksion policor në Bullgari, janë arrestuar katër persona të dyshuar për tregti me drogë, dy prej të cilëve shtetas të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Në Sofje, Bullgari, është zbuluar një laborator ilegal i improvizuar për prodhimin e drogave sintetike, gjatë së cilës janë arrestuar katër persona, dy prej të cilëve shtetas maqedonas”, sqarojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut, duke bërë të ditur që aksioni policor është shtrirë edhe në territorin e RMV-së.

Raportohet që për këtë aksion policor, paraprakisht ka pasur hetim prej disa muaj ndërmjet autoriteteve policore nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe SELEC.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button