Një portal në “Fejsbuk” akuzon rrejshëm këshilltarin e MMPT, Hamdi Sulemani

Duke mos dhënë dëshmi relevante të cilat do mbështesnin tezën e tyre, portali “Shqipmedia” pretendon se bartësi i listës së pavarur për zgjedhjet e fundit komunale në Tetovë, Hamdi Sulemani, është “i varur” nga Lëvizja BESA dhe këtë e bazon në faktin se kompania në të cilën është pronar Sulemani, ka marrë tender nga komuna e Zhelinës. Portalb-i verifikoi tenderët dhe konstaton “Shqipmedia” ka fshirë datat e tyre, ndërkaq të njëjtat janë realizuar gjatë kohës kur Sulemani nuk ka qenë bartës i asnjë detyre publike kurse lista “Më Mirë për Tetovën” as nuk kishte ekzistuar. Kompania e tij ka marrë disa tenderë nga disa institucione publike tjera dhe jo vetëm komuna e Zhelinës por ky fakt nuk është theksuar, shkruan Portalb.mk.

Duke e mbështetur me një tekst krejtësisht tendencioz, gazetari i portalit “Shqipmedia” potencon se arsyeja që dy këshilltarët e “Më Mirë për Tetovën” janë pjesë e shumicës në këshillin komunal të Tetovës janë tenderët që ka fituar kompania “PIKA” me pronar Hamdi Sulemani.

“Të gjithë kemi menduar se bartësi i listës së pavarur të këshilltarëve në komunën e Tetovës është vërtet i pavarur mirëpo kemi gabuar. Qenka i varur nga tenderat nga komuna e Zhelinës e cila udhëhiqet nga Lëvizja BESA. Jo rastësisht Hamdi Sulejmani është në koalicion me Lëvizjen BESA në komunën e Tetovës. Studioja e tij e arkitekturës “Pika arkitekt” ka marrë mijëra euro nga komuna e Zhelinës. Të dhënat janë publike në” shkruan portali “Shqipmedia”.

Si qëndron e vërteta?

Tenderët për të cilat “Shqipmedia” pretendon se këshilltarin e listës së pavarur “Më Mirë për Tetovën”, Hamdi Sulemani, e bëjnë “të varur” ndaj Lëvizjes BESA janë realizuar gjatë kohës kur Sulemani nuk ishte pjesë e politikës, kjo është arsyeja pse postuesi i këtij “lajmi” ka fshirë datat e tenderave.

Këto janë datat reale të tenderëve:

Sipas kësaj, rezulton që tenderi i fundit që kompania “PIKA” ka fituar nga komuna e Zhelinës është më datë 26,01,2021 kur kryetare e komunës së Tetovës ishte Teuta Arifi ndërkaq lista “Më Mirë për Tetovën” u krijua në maj të vitit 2021 kurse nënshkrimet për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale i grumbulluan në gusht të vitit 2021.

Në ueb-faqen Open-Finances mund të shihet se kompania “PIKA” me pronar Hamdi Sulemani, ka fituar tender edhe nga institucione tjera publike të cilat udhëhiqen nga kuadro të partive politike tjera ndërkaq “Shqipmedia” nuk ka përdorur retorikën e njëjtë edhe për ata institucione.

Portali në fjalë nuk ka dhënë asnjë argument shtesë apo dëshmi për këtë që e kanë shkruar.  Teksti është i njëanshëm, dhe nuk ka marrë parasysh palën e cila përmendet në të, në këtë rast nuk ka deklaratë nga Sulemani.  Në tekst janë gërshetuar disa teknika manipulimi. Autori ka zgjedhur vetëm atë që ka dashur të publikojë duke i mbetur besnik asaj që paralajmëron në titull dhe në fund ka sjellë konkluzione se titulli i tij rezulton të jetë i vërtetë. Në Doracakun e Crithinkut janë të shpjeguara në mënyrë më të detajuar secila prej tyre, bëhet fjalë për Prirje për të dëshmuar këndvështrimin e vet, autori gjithashtu ka neglizhuar të dhënat themelore dhe ka përdorur Prova Selektive.

Përveç kësaj, kompania “PIKA” ka shumë vite që punon me tenderë dhe ka fituar disa të tilla nga disa institucione shtetërore në vend, të gjitha këto janë transparente dhe mund të shihen në ueb-faqen e open.finance.gov.mk.

Ndryshe, lajmin e portalit “Shqipmedia” e kishte demantuar edhe vetë këshilltari Hamdi Sulemani, i cili në “Fejsbuk” kishte theksuar se nuk ka asgjë kontestuese të kryesh shërbime për institucionet publike në këmbim të parave, ai ritheksoi faktin që është këshilltar i pavarur dhe për këtë, sipas tij, dëshmi është puna në këshill.

Disklejmer, baner, vertetematesi, NED

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button