RMV, vetëm dy gra zëvendësministre në Qeverinë e re

Gratë mbeten të papërfqësuara në ekzekutiv, mbrëmë Qeveria votoi zëvendësministrat e rinj ku nga 16 vetëm dy janë gra, Fatmire Isaku do të vazhdojë të jetë zëvendësministre e Jashtme dhe Hristina Oxhaklieska do të jetë zëvendësministre e Mjedisit, shkruan Portalb.mk.

Që vendi nuk po bën progres në rrugën drejt barazisë gjinore u dëshmua edhe një herë me votimin e zëvendësministrave, ku gruaja në vendimmarrje u la anash edhe njëherë, ku raporti i zëvendës ministrave burra dhe gra është tetë me një, në krahasim me atë të ministrave që është katër me një.

Vendi edhe njëherë e dëshmoi se partitë figurën e gruas e përdorin vetëm për propagandë dhe mbledhje të votave pasi sapo formohen qeveritë, ajo lihet anash dhe shumë pak përfaqësohet në postet vendimmarrëse,.

Partia më e madhe shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim përsëri nuk zgjodhi asnjë grua në këtë pozicion kështu të gjithë ministrat dhe zëvendësit nga radhët e kësaj partie janë burra, në të njëjtin pozicion është edhe partia Alternativa.

Në Qeverinë e re, zëvendësministret janë një shqiptare dhe një maqedonase, të cilat do të udhëheqin me këto ministri:

  • Ministria e Punëve të Jashtme- Fatmire Isaku.
  • Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor- Hristina Oxhaklieska.

Për dallim prej ekzekutivit ku 20% e ministrave dhe 10% e zëvendësministrave janë gra, situata në Kuvend është më e mirë, gjegjësisht rreth 40% e deputetëve janë gra, kjo pasi Kodi Zgjedhor e mundëson këtë.

Kuvendi aktual i Maqedonisë së Veriut i konstituuar më 4 gusht të vitit 2020 numëron 47 gra deputete nga gjithsej 120 deputetë. Që nga pavarësia, asnjëherë funksioni i presidentit, kryeministrit apo kryetarit të kuvendit nuk i ka takuar një gruaje.

Përfaqësimi gjinor në Kuvend mbrohet edhe me ligj, por kjo nuk vlen për postin e kryetarit të Kuvendit.

Kështu thuhet në Kodin Zgjedhor: “Me ndryshimet që janë në fuqi parashikohet që së paku 40 për qind e kandidatëve t’i takojnë gjinisë më pak të përfaqësuar apo një në tre kandidatë të jetë femër dhe në mënyrë plotësuese edhe një vend në çdo dhjetë vende.”

Ndryshe, në vitin 1946 gratë në Maqedoninë e Veriut fituan të drejtën e votës si dhe të zgjidhen në zgjedhjet politike. Pjesëmarrja e grave në politikë është e njohur si një e drejtë njerëzore e nevojshme për përparim global. Në nivel global, ajo u njoh për herë të parë në 1956 dhe u garantua me Deklaratën Universale të së Drejtave të Njeriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button