Jankullovska, Janakieski dhe Protugjer e pranuan fajin në rastin “Titanik”

Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish shefi i Kabinetit të Nikolla Gruevskit, martin Protugjer, por edhe pesë të akuzuar, e pranuan fajin në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Titanik”. Procesi gjyqësor fillon për herë të tretë nga e para pasi u zëvendësua një anëtar i porotës. Të akuzuarit janë pjesë e ish udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së, njofton Portalb.mk.

Ish ministrja Jankulloska tha se në bazë të akuzës e cila është në fuqi juridike prej 4 vitesh, vlerëson se procedura nuk duhet të udhëhiqet për shkak vendimit për falje të miratuar nga presidenti Gjorge Ivanov, por tha se në lidhje me gjetjet e akuzës deklarohet si fajtore.

Mile Janakieski pranoi faj për një pjesë të veprave penale nga akuza dhe tha se ndjen faj moral. Ai kërkoi falje deri te të gjithë ata që në ndonjëfarë mënyre kanë qenë të ofenduar dhe lënduar në të ashtuquajturat “bomba” që i publikoi Zoran Zaev.

Martin Prutogjer, në deklaratën e tij para gjykatës tha se merr përgjegjësi nga aspekti moral dhe e pranon fajin, por ai bashkë me Janakieskin nuk pranuan faj vetëm për keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore. Në mesin e tetë personave që pranuan faj janë edhe ish zëvendësministrja e Drejtësisë, Biljana BrishkovskaBoshkovska.

Pasi e pranuan fajin, prokurorja Lile Stefanova, kërkoi që Gjykata t’i vlerësojë rrethanat lehtësuese të akuzuarve që e kanë pranuar fajin.

Aktgjykimi do të shpallet më 28 shtator.

Pjesë e akuzës në “Titanik” janë edhe Ilija DImovski dhe Kirill Bozhinovski, gjithashtu ish anëtarë të udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së. Ata deklaruan se nuk ndjehen fajtorë për veprat për të cilat ndiqen. Pas epilogut të këtillë, Gjykata Penale sot duhet ta ndajë procedurën gjyqësore për tetë personat që kanë pranuar faj. Për ata gjykimi do të vazhdojë sot, derisa për të tjerët që nuk kanë pranuar faj, do të ketë gjykim në procedurë të ndarë.

I dyshuari i parë në “Titanik” është ish kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i cili në dy raste tjera vetëm se është dënuar me 2 vjet e gjysmë burg dhe për momentin është në arrati në Hungari ku ka marrë dhe azil politik. Lënda është hapur nga ish Prokuroria Speciale, por tani është transferuar në Prokurorinë Publike.

  • Të gjitha lajmet për lëndën “Titanik” mund t’i lexoni KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button