ESSH: Të dhënat për regjistrimin do të shpallen deri në fund të marsit

Enti Shtetëror i Statistikave (ESSH) në një deklaratë për Portalb.mk, njofton se rezultatet e regjistrimit të popullsisë dhe amvisërive do të shpallen deri në fund të muajit mars, atëherë edhe kur është afati përfundimtar ligjor.

“Rezultatet e Regjistrimit 2021, do të publikohen më së voni deri në fund të marsit 2022. Për datën e saktë, opinioni do të informohet me kohë”, thonë për Portalb.mk nga ESSH.

Paraprakisht ESSH, paralajmëroi se rezultatet do të publikohen në fund të vitit 2021, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Zëvendësdrejtori i ESSH-së, Ilmi Selami, më 3 janar 2022 janar tha se arsyeja pseu vonuan rezultatet ishte se institucionet janë vonuar në dhënien e informatave të përditësuara të kërkuara nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Regjistrimi i popullsisë të Maqedonisë së Veriut u zhvillua në muajin shtator, ndërsa sipas afatit ligjor rezultatet duhet të shpallin më së voni deri në muajin mars.

Sipas të dhënave të publikuara nga enti, me regjistrimin e popullsisë që zgjati nga 5 deri më 30 shtator, u regjistruan 1.832.696 persona568.175 familje dhe 837.255 banesa. Ata që për çfarëdo arsye mbetën të paregjistruar, do të gjenden në ndonjë nga bazat e të dhënave gjatë përpunimit të të dhënave dhe do të jenë pjesë e regjistrimit.

Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button