Mbahet Apriliada në Tetovë

Buzëqeshje fëmijësh, maska të bukura dhe fytyra të qeshura – ishin këto që e zbukuruan sot sheshin e Tetovës për ditën e 1 Prillit, ditën e shakave. Princeza, modele, palaço, kaubojë, piratë, këto ishin disa nga maskat që kishin zgjedhur fëmijët. 

Nxënës të shkollave fillore  të Tetovës defiluan nëpër rrugët e Tetovës, të cilat ishin paraprakisht të shënuara me shirita dhe të ndaluara për komunikacion nga ana e MPB-së, ndërsa kalimtarët e rastit u gëzoheshin fytyrave të qeshura të fëmijëve.

E gjithë kjo u përcoll edhe me këngë të ndryshme fëmijësh nga festivalet për fëmijë Jabollçinja dhe Bletëzat në qendër. Për maskat më të mira u dhanë e dhe shpërblime nga organizatorët të cilët kanë shprehur interesim që ky eveniment multietnik të jetë tradicional.

Lajme të ngjashme

Back to top button