U sigurua donacion për pagimin e faturës së rrymës së Pale Iloskës nga Velesi, e cila ndodhet në arrest shtëpiak

Për më pak se 48 orë janë mbledhur 42.750 denarë, të cilat sot do të paguhen në llogarinë e EVN-së për borxhin e papaguar të banores së Velesit, Pale Iloska, njoftuan në Facebook Rrjeti nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Ata shprehën mirënjohjen e tyre për të gjithë ata që kontribuan dhe i mundësuan gruas nga Velesi që të ketë sërish rrymë në shtëpinë e saj, transmeton Portalb.mk.

Pale Iloska mbeti në një shtëpi të errët dhe të ftohtë, në pritje të gjykimit për vrasjen e bashkëshortit të saj me të cilin nuk ishte e martuar në arrest shtëpiak, për shkak të faturës së papaguar dhe borxhit prej 40.000 denarësh.

Iloska nuk mundej ta paguajë borxhin e rrymës për shkak se nuk punon pikërisht për shkak se është në arrest shtëpiak, ndaj siç raportuan nga Rrjeti kombëtar është detyruar të nxehet me ngrohës me gaz dhe të përdorë llambë me gaz.

Pasi Prokuroria e Velesit ngriti aktakuzë kundër saj për kryerjen e veprës “vrasje e çastit”, rasti i gruas 23-vjeçare nga Velesi, e cila vitin e kaluar vrau me thikë bashkëshortin e saj A.R me të cilin nuk ishte e martuar, shkaktoi reagime të forta nga organizatat për të drejtat e njeriut dhe gratë, të cilat kërkuan që aktakuza të jetë mbrojtje e nevojshme, pasi konsiderojnë se bëhet fjalë për akt vetëmbrojtjeje.

E pandehura më datë 29.09.2021, në shtëpinë e familjes ku banonte, në gjendje nervozizmi të fortë si pasojë e dhunës në familje, ka privuar nga jeta në çast tashmë të ndjerin A. R. me të cilin jetonte në një lidhje jashtëmartesore.

I ndjeri ishte polic në SPB Veles, në dy raste ishte dënuar me kusht për dy vepra në Gjykatën Themelore Veles

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button