fbpx

1 prill, edhe teknologjia na “gënjeu”?

Më 1 prill, ditën e gënjeshtrave, as motori më i madh i kërkimit Google nuk i ka shpëtuar manisë për të thënë gënjeshtrën e tij: Është gjetur një hartë thesari. Besueshmëria për hartën e gjetur u rrit, pasi ajo shoqërohej edhe me një video, ku shfaqen një grup palombarësh gjatë gjetjes së saj. Behej fjalë për një hartë thesari te piratit kapiten Kid. Google njoftonte se te gjithë ata qe arrinin ta zbërthenin informacionin përfitojnë një pjese te thesarit. Shakaja e dha efektin e saj, ndërsa kjo faqe nisi te mbingarkohej nga klikimet. 

Një tjetër shaka e Google është aplikacioni qe zbulon emocionet e personave dhe ai i nuhatjes. Ndërkohë You Tube njoftoi me një prill se do të mbyllet. Ky vendim u argumentua nga drejtori i përgjithshëm ne mënyre qe te zgjidhen disa video shume te mira, te cilat nuk kane pasur vëmendjen qe duhet. Ndërsa rrjeti social Twitter njoftoi se qe këtej e tutje shkronja I dhe e do te zëvendësohen me shkronjën Y, duke ofruar një komunikim kaotik.

Lajme të ngjashme

Back to top button