RMV, prej sot mund ta thirrni urgjencën mjekësore, policinë apo zjarrfikësit në numrin 112

Numri evropian për raste urgjente 112, prej sot është lëshuar në përdorim edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët në raste urgjente, duke thirrur në këtë numër, në afat sa më të shkurtër kohor do të marrin shërbime nga policia, urgjenca mjekësore ose zjarrfikësit, prej kudo në shtet, njofton Portalb.mk.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe ANgellov, në konferencë për shtyp deklaroi se qytetarët do të mund ta shfrytëzojnë këtë numër për raste urgjente në vend të numrave të deritanishëm për urgjencë mjekësore, zjarrfikës apo polici.

Numri i urgjencës 112 është paraparë si shtesë e numrave ekzistues të emergjencës dhe si një servis një-sportelësh për të gjitha nevojat e qytetarëve.

“Me një thirrje, në dispozicion janë të gjitha shërbimet. Në fazën e parë presim numër të madh të thirrjeve, duhet kohë që të ndryshohen edhe shprehitë e njerëzve që të mësohen ta shfrytëzojnë këtë numër”, deklaroi Angellov.

Sipas tij, numrat ekzistues të urgjencës mjekësore, zjarrfikësve dhe policisë do të mbeten në përdorim së paku edhe 2 vite tjera.

Vendosja e gjithë sistemit të numrave të urgjencës 112 u mbështet nga Bashkimi Evropian me 2.3 milionë euro, duke përfshirë harduerin, softuerin si dhe ndihmën profesionale.  Përdorues i drejtpërdrejtë është Qendra e Menaxhimit të Krizave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button