Të papunët që nuk u riregjistruan humbin të drejtën e sigurimit shëndetësor

Të dielën me 31 mars, skadoi afati për regjistrim të personave të papunësuar në Fondin e Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë (FSSHM).

Personat të cilat nuk e kanë bë këtë obligim, nuk do të pajisjen këtë muaj me kartonë të kaltër, tha njeriu i parë i FSSHM Xhemali Mehazi, duke rikujtuar në afatet shtesë për kryerjen e këtij detyrimi.

‘Për momentin nuk posedojmë numër se sa janë paraqitur, ndërsa ata të cilët nuk janë paraqitur mund të paraqiten tani, por e humbin të drejtën apo disa ditë do të kenë ndërprerje në sigurim. Me 1 prill të gjithë që s’janë regjistruar janë fshirë prej sigurimit, nuk e kanë atë drejtë më, mirëpo në vazhdimësi mund të paraqiten sërish, për muajin vijues nuk do të pajisen me kartonë shëndetësor’ tha Mehazi.

 Personat e papunësuar, bartës të sigurimit shëndetësor është nevojitur të ri regjistrohen në shërbimet rajonale të FSSHM-së deri më 31 mars.

Në Maqedoni sipas të dhënave të FSSHM-së, janë gjithsej 228.548 persona bartës të sigurimit shëndetësor./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button