Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të vazhdojë afatin për gjendjen e krizës për energjinë termike

Në seancën e 13-të, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi që afati për gjendjen e krizës për energjetikë do të vazhdojë deri më 30 prill në gjithë Qytetin e Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Sot në seancën e 13-të, që u mbajt përmes video-lidhjes, Qeveria miratoi Vendim për zgjatjen e afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në qytetin e Shkupit, për shkak mungesës së energjisë termike, mundësisë për shfrytëzimin e lëndëve alternative”, sqarojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Afati deri më 30 prill u propozua nga Komiteti drejtues dhe Ministria për ekonomi, ndërsa pas miratimit nga Qeveria, duhet të miratohet nga Kuvendi.

Ndryshe, më 21 janar të këtij viti, në seancën e pestë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në krye me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, u vendos që Elektranat e Maqedonisë së Veriut të marrin udhëheqjen edhe të ngrohtores Shkup-Veri.

Paraprakisht, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka transferuar 6 milionë euro në llogarinë e Sh.A. ESM që ta marrë menaxhimin, shpërndarjen, menaxhimin dhe prodhimin e energjisë termike për Qytetin  e Shkupit për tërë sezonin e ngrohjes nga bartësi momental i licencës BEG.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button