NM:Gazetari Mlladenov orët e fundit të jetës i kaloi duke vozitur mbi tre orë

Gazetari dhe pronari i gazetës “Fokus” Nikolla Mlladenov, i cili tragjikisht humbi jetën në një aksident me makinë javën që kaloi, gati tre orë e gjysmë ka kaluar duke vozitur me veturën e tij të tipit “Mercedes” në autostradën nga Shkupi në Veles dhe anasjelltas. Ai nga moment që ka dalë nga shtëpia deri në moment tragjik, dy herë e ka kaluar vendin ku pësoi, zbulon gazeta Nova Makedonija.

Nga arsye të pavërtetuara Mladenov ka vozitur dy herë nga Shkupi deri në Veles. Kjo mund të përcaktohet nga katër fletëpagesat e bëra në pikëpagesat “Sopot” dhe “Otovicë” në të dy anët e autostradës Shkup-Veles-Shkup, në afërsi të liqenit të Velesit shkruan “Nova Makedonija” bazuar në zbulimin e tyre.

Pasi që policia, gjykata, prokuroria dhe ekipi i mjekësisë ligjore dhanë shumë pak detaje në lidhje me aksidentin tragjik ekipi i “Nova Makedonija” të shtunën ka qenë te vendi ku Mlladenov u gjet i vdekur dhe është përpjekur  për të bërë rikonstruimin e vet të ngjarjes.

“Në terrenin e pambrojtur, në nyjën te lagjja Hipodrom, në hyrje të Shkupit, kemi gjetur detaje me rëndës për të cilat mendojmë se kanë rëndësi thelbësore për ta zbuluar të vërtetën. Nëpër shkurre, në mesin e pemëve, ku trupi i të ndjerit të mërkurën  u nxor nga vetura e tij  gjetëm faturat e fletëpagesave” shkruan kjo gazetë, duke potencuar se në vend ende mund të gjenden dëshmi për ngjarjen . /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button