U realizua fluturimi i parë Sofje-Shkup

Delegacioni i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nga ministrat resor të transportit dhe tur-operatorët nga të dy shtetet ishin udhëtarë të fluturimit të parë që u realizua në relacionin Sofje-Shkup. Kompania “Guliver” realizoi fluturimin, ndërsa në këtë relacion pritet të ketë fluturime të rregullta gjatë muajit të ardhshëm, informoi më 5 shkurt ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, njofton Portalb.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski zbuloi se fluturimi promocional nga linja ajrore direkte që do të vendoset ndërmjet Sofjes dhe Shkupit ka zgjatur 35 minuta.

“I lidhim Shkupin dhe Sofjen me rrugë ajrore. Për vetëm 35 minuta zbritëm në Shkup. Në fluturimin e parë, së bashku me kolegun Boçvarski dhe ministrin dhe zëvendësministrin e transportit dhe ministrin dhe zëvendësministrin e turizmit të Bullgarisë, si dhe një delegacion të madh të tur-operatorëve dhe gazetarëve bullgarë”, shkroi Milevski në Facebook.

Pas aterimit në Shkup, takimet e grupeve të linjës ndërqeveritare sot do të vazhdojnë në Shkup.

Linja ajrore duhet të funksionojë rregullisht nga muaji mars përmes kompanisë “Gulliver”, kurse një biletë me gjasë do të kushtojë 50 euro.

Ministri bullgar i Transportit dhe Lidhjeve Nikolai Sabev paraprakisht tha se linja Sofje-Shkup fillimisht do të subvencionohet nga shteti, kurse më pas do të shihet qarkullimi i udhëtarëve në të dy drejtimet në mënyrë që të bëhet një analizë e saktë nëse mund të mbijetoj.

Fluturimet e para midis Shkupit dhe Sofjes filluan në vjeshtën e vitit 1992, kur “Hemus Air” fluturoi me L-140, i cili mblidhte 18 udhëtar. Më vonë, fluturimi zhvillohej me aeroplanë më të mëdhenj Jakovlev Jak-40 dhe Tupoljev Tu-140 u fluturuan, pasi e përdornin udhëtar nga nga Kosova në linjën Sofje-Oslo. Por pas disa vitesh interesi u zvogëlua dhe fluturimet ndaluan.

Pas hyrjes së Bullgarisë në BE, linja Sofje-Shkup u rinovua në dhjetor të vitit 2007. Kësaj radhe fluturonte “Bulgaria Air”, tre herë në javë me ATR-42, me kapacitet prej 40 pasagjerësh, me çmim prej 49 eurosh. Por edhe këto fluturime nuk arritën të tërhiqnin mjaft pasagjerë dhe u anuluan sërish.

Përpjekja e fundit për të krijuar linjën ishte në vitin 2010 dhe ishte jetëshkurtër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button