Ana Andreeva, përgjegjëse e re e Qeverisë së RMV-së për komunikime dhe marrëdhënie me publikun

Ana Andreeva prej sot do të jetë përgjegjëse për komunikimet dhe marrëdhëniet me publikun në Qeveri, në pozitën Sekretar për komunikime dhe politika publike në kuadër të Kabinetit të Kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Andreeva e merr këtë funksion nga Koordinatori i deritanishëm nacional për komunikime strategjike në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Marjan Zabërçanec, i cili udhëhiqte me komunikimet qeveritare në periudhën prej muajit gusht të vitit 2017 deri më sot.

Ana Andreeva ka përvojë profesionale shumëvjeçare në pozita ekzekutive menaxheriale në fushën e komunikimeve në agjencitë për marketing dhe në sektorin civil.

“Shërbimi për shtyp i Qeverisë shpreh falënderim dhe mirënjohje deri te Marjan Zabërçanec për gjithë mundin dhe angazhimin, si dhe për rezultatet në krijimin dhe zhvillimin e shërbimit aktual profesional për komunikim të Qeverisë. Zabërçanec në periudhën në vijim do të jetë i angazhuar në Qeveri për menaxhimin e proceseve dhe projekteve të përkushtuara në avancimin e bashkëpunimit rajonal të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në shërbimin për shtyp të Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button