Një grup i ri prej 39 afganësh që qëndruan në Maqedoni është nisur për në Kanada

Një grup i ri prej 39 shtetasve të Afganistanit, të cilët po qëndronin përkohësisht në vend, mëngjesin e sotëm nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit u nisën për në Kanada, vend që u siguroi qëndrim në kuadër të aksionit të përbashkët global për ndihmë civilëve afganë, transmeton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për të punësuar, bashkëpunëtorë dhe anëtarë të familjeve të tyre, në organizatën ndërkombëtare “Partneritet i hapur qeveritar” (Open Government Partnership – OGP) ku Maqedonia e Veriut është anëtare zyrtare.

“Në kuadër të misionit të shpëtimit, aktualisht në Maqedoninë e Veriut qëndrojnë 503 shtetas afganë, për të cilët institucionet kujdesen me gjithë mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme. Nga vendi, deri më tani janë larguar 217 civilë, të cilëve disa vende të botës u kanë ofruar qëndrim të përhershëm”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button