EVN zbulon rreth 400 raste të vjedhjes së rrymës, dëmi arrin 650 mijë euro

EVN Maqedoni ka informuar sot se ekipet e saj kanë zbuluar, në bashkëpunim me MPB-në, edhe 12 raste të vjedhjes së energjisë elektrike në rajonin e Ohrit. 

Në të gjithë vendin, në dy muajt e parë, janë zbuluar 370 vjedhje, kurse dëmi i përllogaritur arrin shumën prej 650 mijë euro. Shfrytëzuesit që kanë vjedhur rrymën vlerësohet të kenë shpenzuar  4,5 milionë kilovat orë të energjisë elektrike. 

Nga gjithsej 142 kontrolle teknike, janë zbuluar se 11 shfrytëzues kanë manipuluar njehsorët, kurse një tjetër ka shfrytëzuar ilegalisht energjinë elektrike. 

Kundër personave që dyshohen se kanë vjedhur rrymën, do të ngrihet kallëzim në bazë të Kodit Penal, i cili parasheh 5 vite burgim për këtë vepër. 

Që nga fillimi i këtij viti, ekipet e EVN Maqedonisë kanë zbuluar 58 raste të vjedhjes nga gjithsej 600 kontrolle të bëra, në Ohër, Resnjë dhe Debarcë.

Nga EVN thonë se vjedhja e rrymës nuk dëmton vetëm EVN-në, por edhe shtetin, pasi mbetet i papaguar tatimi për energjinë e shpenzuar por të pafaturuar, gjegjësisht të vjedhur. 

Por vjedhja e energjisë elektrike nuk ka vetëm pasojat ligjore, pasi një gjë e tillë rrezikon edhe jetën dhe shëndetin e njerëzve, sepse ndodh shpesh që në raste të tilla të bie zjarri.

Lajme të ngjashme

Back to top button