Policia kapi një të dënuar me 12 vite heqje lirie, i cili ishte arratisur nga burgu i Shtipit

Një person i dënuar me 12 vite burg për disa vepra penale, ishte arratisur nga burgu i Shtipit, ku dhe po vuante dënimin. Policia dje e arrestoi dhe e ktheu në institucionin ndëshkues-përmirësues ku i kanë mbetur edhe mbi 5 vite të tjera, transmeton Portalb.mk.

“Me datë 09.02.2022 në ora 19:25 në rrugën “Çerenja” në Shtip, zyrtarë policorë nga Ekipi operativ në kërkim në bashkëpunim me njësinë speciale antiterroriste “Tigri” kanë arrestuar E.M (32) nga Shtipi. Ai kërkohej me urdhërarrest qendror nga Institucioni ndëshkues-përmirësues, Burgu i Shtipit, për shkak të arratisjes. Ai është i dënuar me gjithsej 12 vjet e pesë muaj burg për disa vepra penale, ndërsa i kishin mbetur edhe pesë vjet e dy muaj. Personi është dorëzuar në institucionin ndëshkues-përmirësues – Burgun e Shtipit për vuajtje të dënimit”, thuhet në komunikatën e MPB-së. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button